Hadërgjonaj flet shqip në Premier League, sot për titullin: Chelsea-United e City-Arsenal

Hadërgjonaj flet shqip në Premier League, sot për titullin: Chelsea-United e City-Arsenal
Çfarë paraqitje fantastike nga skuadra dhe rikthehemi tek fitorja në Premier League. I lumtur me ndeshjen time të parë nga fillimi. Forca Huddersfield”.

Janë fjalë të cituara në gjuhën shqipe nga Florent Hadërgjonaj, lojtari i Huddersfield në Premier League, skuadra e të cilit fitoi 1-0 ndaj WBA, me një gol që u vendos në fundin e pjesës së parë. Skuadra e tij debutuese mban aktualisht vendin e 10-të në klasifikim.

Hadërgjonaj ishte kandidat për fanellën kuqezi, por preferoi të mbetet pjesë e kombëtares zvicerane.

Në Premier League luhen sot dy ndeshje të mëdha, vendimtare për objektivat e secilës skuadër:

15:15 Manchester City - Arsenal

17:30 Chelsea - Manchester United

Pas 10 javëve të para kryeson City me 28 pikë, ndjekur nga United me 23 pikë.

Rrezikon trajneri Conte i Chelsea, kampion në fuqi, pasi ka 19 pikë, e në rast se humb sfidën me United largohet përfundimisht nga objektivi i titullit. Arsenali kërkon të shmangë humbjen për të mos rrezikuar objektivin: katërshja e parë për Champions.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: