Hapja e dosjeve të komunizmit kërkon fonde, Fino i gjen gabime Ministrisë së Financave

Hapja e dosjeve të komunizmit kërkon fonde, Fino i gjen gabime Ministrisë së Financave
Mbi hapejn e dosjeve të ish- bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, për realizimin e projektit mbi procesin që zvarritet prej 27 vjetësh, por dhe për të plotësuar angazhimet që lindin nga ligji për dosjet, kryetarja e Autoritetit, Gentiana Sula, ka kërkuar sot në Komisionin e Ligjeve më shumë fonde dhe staf.

Ne kërkojmë një fond pagash të shtohet me 45 milionë lekë, ne kërkojmë mallra shërbime 5 milionë lekë për të garantuar sigurinë. Sa i përket kapitaleve të trupëzuara të brendshme ne kërkojmë 230 milionë lekë dhe përfshijnë investim dhe dixhitalizim. Është ofruar 18 mln lekë paga ne kërkojmë plus 45 milion lekë. Është ofruar 13 mln lekë mallra shërbime, ne kërkojmë plus 5 mln lekë. Për kapitale të trupozuara na është dhënë vetëm 2 mln lekë në kërkojmë 230 mln lekë. Duken shumë, është viti i parë, por pa këto eficenca është në diskutim.”

Pro kërkesave të saj janë renditur edhe deputetët e mazhorancës.

Bashkim Fino u shpreh: Ministria e Financave ka bërë shumë gabim që ka planifikuar investime kaq pak. Duhet planifikojë investime më shumë sidomos për godinën dhe pastaj gjatë viteve të shkojmë për probleme të tjera.”

Prej deputetëve të opozitës është kërkuar shkurtimi i fondeve për institucione të tjera, dhe mbështetja e punës për hapjen e dosjeve

Ish-ministri i drejtësisë, Eduart Halimi, tha: “Të hapen sa më shpejt dosjet, të dalin sa më shpejt emrat, ky është interesi, ky është qëllimi që është ngritur institucioni, jo për të ndërtuar godina, zyra etj. Ato para që keni ndërmend ti jepni për bunkerët, shatërvanët a mund të kalojnë me modelin që kemi patur për dixhitalizimin e dosjeve të të përndjekurve politik.”

Pas paraqitjes së kërkesave komisioni parlamentar do të paraqesë një relacion të plotë mbi shkurtime apo shtesa të fondeve, ndërsa Sula tha se një gjë e rëndësishme është, sikurse edhe ndërtimi i godinës, pasi në të kundërt puna nuk do të jetë eficente.

Sa i përket nevojës për godinë, ajo do bëhet patjetër. Do bëhet këtë vit, apo vitin tjetër do bëhët sepse pa të ne nuk jemi eficentë, gjithë puna është tek eficenca, sa shpejt ecim. Sa i përket dixhitalizimit, janë 1500 regjistra, imagjinoni me këto pak njerëz të hapësh një nga një. Nuk po them dixhitalizim të plotë, por të paktën dixhitalizim të mjeteve të kërkimit.”

Kësisoj, gati 30 vjet pas rënies së komunizmit dhe pas vendimit për hapjen e dosjeve, tashmë debatet janë fokusuar sesa dhe sesi do të alokohen fondet që nevojiten për këtë projekt, për të cilin është më i interesuar faktori ndërkombëtar se ai politik shqiptar.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: