Heqja e mandatit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Balla: Klement Zguri ka shkelur rëndë ligjin

Heqja e mandatit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Balla: Klement Zguri ka shkelur rëndë ligjin
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, u votuo pro propozimit të Kryetarit të grupit, Taulant Balla për heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili akuzohet së është i dënuar me dy vite burg për vjedhje në Itali.

Në fjalën e tij Balla deklaroi se kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka shkelur rëndë ligjin.

“Përmes veprimeve dhe mos veprimeve të tij, Zguri ka shtyrë sa kishte mundësi jetën politike të një të zgjedhuri lokal me rekorde të rënda kriminale, vetëm dhe vetëm se ky i zgjedhur është i të njëjtit krah politik me të.

Shembull konkret i pa tolerueshëm i njëanshmërisë së verbër politike dhe mungesës së profesionalizmit nga drejtuesi aktual i KQZ-së. KQZ është organi kompetent për dorëzimin, administrimi dhe verifikimin paraprak të të dhënave të formularit të vetëdeklarimit të të zgjedhurve në organet e qeverisjes vendore”, tha Balla.

Pas verifikimeve të bëra, është konfirmuar se dënimi me dy vite burg për vjedhje bën pjesë në ato dënime që e bën të papajtueshëm mandatin e fituar.

“Nisur nga rregullorja e KQZ-ja, brenda 10 ditëve duhet të bënte shqyrtimin, kjo nuk ndodhi dhe kryetari i KQZ-së me bindje, me dashje, nën urdhëra politik nuk e shqyrtoi brenda 10 ditëve. Grupi Parlamentarë i PS-së ka mbledhur të gjithë procedurën ligjore dhe ka monitoruar këtë rast hap pas hapi nga dita e parë dhe deri më sot.

Jemi në kushtet që një zyrtarë i lartë në krye të KQZ-së shkel me dashje ligjin e Dekriminalizimit dhe ne për këtë duhet të marrim një vendimarrje për këtë rast për të kërkuar shkarkimin e kryetarit të KQZ-së nga detyra që mban”, u shpreh Balla.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: