Horoskopi sot, e mërkurë 15 Nëntor 2017

Horoskopi sot, e mërkurë 15 Nëntor 2017
Dashi

Thashethemet ju shqetësojnë sot, teksa disponibiliteti juaj mund të bëjë që dikush të mendojë se keni një fushë të lirë me partnerin tuaj. Një ditë veçanërisht e bukur për beqarët, ndryshime radikale në jetën e tyre private.

Demi

Eshtë koha e duhur për të mbajtur një premtim. Lumturia e partnerit tuaj, do të jetë edhe e jotja. Zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje të takojnë një person interesant me të cilin ata do të bien menjëherë në të njëjtën mendje. Kush e di se çfarë po vjen?

Binjakët

Jeta juaj në çift tuaj vazhdon t'ju japë gëzime dhe emocione. Humori i mirë ju inkurajon që të përdorni fantazinë, madje edhe për ta tërhequr më shumë partnerin tuaj. Ditë e madhe për beqarët, do t’u gëzoheni gjërave të këndshme dhe një bote me miqtë tuaj.

Gaforrja

Sot ju keni moralin e duhur që t'i kushtoni më shumë kohë të dashurit tuaj. Megjithatë, mos e kundërshtoni për hir të të tjerëve. Ditë pozitive për beqarët, të cilët dëshirojnë të shikojnë përreth tyre dhe të gjejnë nëse ka me të vërtetë një njeri që bën për ta.

Luani

Ankthi dhe axhitimi sot do t'ju marrin pothuajse tërë ditën. Disa pengesa në marrëdhënien tuaj nuk do të jenë të lehta për t’u luftuar. Beqarët do të duhet të jenë të kujdesshëm për të mos i komplikuar gjërat me maninë e tyre të përsosmërisë. Nëse e doni dikë, pranojini defektet e tij .

Virgjëresha

Ju do të keni momente të paharrueshme me partnerin tuaj dhe kjo do t'ju bëjë të ndiheni të relaksuar sot. Për momentin, disa probleme duken larg dhe ju nuk doni të mendoni për këtë. Për beqarët, ka ardhur koha të ktheheni tek zemra, një tërheqje e fortë do t'ju bëjë ta ktheni kokën tuaj.

Peshorja

Sot do të tërhiqeni nga Hëna duke kaluar përmes shenjës tuaj, do të bëni gjithçka për të mbështetur dëshirat e partnerit tuaj. Yjet do t’ju falin ndjeshmëri nëse jeni në çift. Beqarët duhet të besojnë në intuitën e tyre për të parë nëse personi që ata po frekuentojnë është serioz.

Akrepi

Sot ju duhet të zgjidhni nëse do të qëndroni në njërën anë ose në tjetrën. Ky është një vendim i vështirë, por duhet ta dini mirë se nuk mund ta ndihmoni veten ndryshe. Nëse jeni i vetmuar, do të ndjeni nevojën të jeni vetëm me veten tuaj para se të merrni vendime të rëndësishme për të ardhmen tuaj.

Shigjetari

Do të jetë një ditë e bukur për dashuri, sidomos për çiftet që kanë qenë së bashku për pak kohë. Edhe për të rinjtë gjithsesi, gjithçka do të bëhet e mrekullueshme. Beqarët mund t’ia kushtojnë vetes pak argëtim dhe ta jetojnë këtë ditë në shoqërinë e miqve të vërtetë.

Bricjapi

Sot qëndroni të qetë dhe kushtojini vëmendje asaj që thoni dhe bëni. Disa qëndrime të papërshtatshme do ta shqetësojnë partnerin tuaj. Takime të reja për zemrat solitare. Sot flaka juaj e brendshme do të digjet në maksimumin e saj dhe do të jetë e pakontrollueshme.

Ujori

Ju keni aq shumë energji dhe shpirt, dhe me iniciativën që ju keni, do lini përshtypjen se jeni në gjendje t’i pushtoni të gjithë. Por ju do të thyeni vetëm zemrën e partnerit tuaj. Zemrat e vetmuara do të shkojnë drejt aventurave të reja. Mundësitë i keni në dorë.

Peshqit

Do të ketë dinamizëm në jetën e çiftit tuaj sot. Çdo interes do të drejtohet në realizimin e një dëshire që do t'ju bëjë të lumtur. Beqarët do të jenë në gjendje të zgjidhin një situatë mjaft delikate dhe të heqin një mendim që i ka torturuar ato për njëfarë kohe.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: