Hummels në derbi ndaj Dortmundit me këpucë të grisura, ja arsyeja e vërtetë

Hummels në derbi ndaj Dortmundit me këpucë të grisura, ja arsyeja e vërtetë
Qendërmbrojtësi i Bayern Munich, Mats Hummels, çuditi mediat gjatë derbit ndaj Dortundit pasi u fotografua me këpucë të grisura.

Gjatë një interviste për Sky Sport gjermani zbuloi arsyen e vërtetë e cila e detyroi të luante me atlete të shqyera gjatë asaj ndeshje mjaft të rëndësishme ku Bayern triumfoj me rezultatin 3-1.

Pas ndeshjes ai tha se gishtërinjtë e këmbëve i ka të lënduar prandaj dhe është detyruar t’i grisë majat e këpucëve për të mos u bërë presion atyre.

“Nuk mund t’u bëj shumë presion gishtave të mëdhenj të këmbëve për shkak se janë të mavijosur. Duken paksa të thyer tani. Shpresoj se rregullohen javën që vjen”, tha Hummels. /f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: