Inter i gatshëm për Di Marian, problemi i vetëm çmimi i lartë i argjentinasit

Inter i gatshëm për Di Marian, problemi i vetëm çmimi i lartë i argjentinasit
Pas blerjeve “të çmendura” gjatë merkatos verore të Neymar dhe Mbappe nga PSG duket se hapësirat për argjentinasin Di Maria janë ngushtuar së tepërmi.

Këtë gjë Inter po e përdor si avantazh për të siguruar shërbimet e ish-sulmuesit të Realit por klauzola e lartë e argjentinasit është një problem për drejtuesit italian.

Sipas Le10Sport, PSG kërkon nga Interit 75 milionë euro për shërbimet e 29-vjeçarit Di Marias.

Ndërkohë, Interi është i gatshëm të negociojë deri në 60 milionë euro për ish yllin e Manchester Unitedit dhe Real Madridit. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: