Ish-ministri i Jashtëm: Ambasadorët e huaj nuk donin arrestimin e Berishës

Ish-ministri i Jashtëm: Ambasadorët e huaj nuk donin arrestimin e Berishës
Ish-sh ministri i Jashtëm, Paskal Milo deklaroi se ambasadorët e huaj kanë pasur gjithnjë ndikim në qeveritë shqiptare.

Milo, nga studio e News24 tregoi rastin e vitit të “trazirave” 1998, kur u kërkua heqja e imunitetit ndaj Sali Berishës dhe se ambasadori gjerman dhe ai italian ishin kundër.

“Ka pasur debate të ndryshme. Qeveria atëherë kërkoi ti hiqet imuniteti Sali Berishës, por ne kishim presion për të mos ia hequr imunitetin dhe për të mos u futur ai në burg. Ne u kërcënuam se do na hiqnin ndihmat.

Kanë këmbëngulur më shumë ambasadori gjerman dhe italian. Ka pasur edhe raste të tjera kur ne jemi ndodhur para veprimeve të atilla që duhet të ishim përkrah UCK-së për furnizimin me armë dhe jemi ndeshur me kundërshtime nga ambasadorët për të marrë veprime të tilla në mbështetje të UCK-së”, tha Milo.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: