Italia kërkon biletën për në Rusi, Buffon-tifozëve: Lërini klubet, sot vlen kombi

Italia kërkon biletën për në Rusi, Buffon-tifozëve: Lërini klubet, sot vlen kombi
Portieri legjendar i “Azzurri” u bën thirrje tifozëve që t’i harrojnë ndasitë mes klubeve për të mbështetur Italinë në ndeshjen vendimtare të kualifikimit në botërorin Rusi 2018. Pas dy ndeshjeve të para play-off, ku Zvicra kaloi Irlandën e Veriut pavarësht barazimit pa gola në shtëpi (0-1 ndeshja e parë) dhe Greqia gati në një mision të pamundur për të përmbysur Kroacinë u eliminua gjithashtu pas barazimit pa gola, (4-1 ndeshja e kaluar), mbetet gjithçka e hapur sot mes Italisë e Suedisë, pasi miqtë fituan 1-0 ndeshjen e kaluar.  Kapiteni i Italisë,  Gianluigi Buffon kërkon ndihmën e tifozëve për përmbysjen e humbjes në Suedi. Goli i Jakob Johansson në Solna ka vënë nën presion katër herë kampionët e botës.

Në rast eliminimi, do të ishte hera e parë për Italinë që nuk do të kualifikohej në një Botëror, që nga viti i largët, 1958, që për koiçidencë botërori i atij viti u zhvillua në Suedi. Për ndeshjen e sotme në “San Siro”, ora 20:45, portieri i Juventus thekson se kjo është një ndeshje vendimtare, për tërë vendin dhe tërë historinë, ashtu sikurse edhe për ekipin aktual. “Në karrierë kam përjetuar momente të tilla. Disa herë kanë shkuar mirë e disa herë keq”,  – the Buffon.

“Është koha të marrim atë që duhet në fushë. Shpresoj që tifozët të na ndihmojnë, për të mos pasur një qasje negative në fillimin e ndeshjes. Nuk dua që aty të ketë tifozë të Juves, Inter apo Milaon, por tifozë të Italisë. Do të më pëlqente që t’i hiqnin ngjyrat e klubeve në këtë takim,” – thotë Buffon. Ventura tha se nuk ka qenë i surprizuar që Italia përfundoi në “play-off”, sepse pranoi se Spanja mund të ketë qenë më e fortë se “axurrët”.

Italia, formacioni sot ndaj Suedisë: Giggi Buffon, Giorgio Chiellini, Andrea Barzagli, Leonardo Bonucci, Antonio Candreva, Daniele De Rossi, Jorginho, Marco Parolo, Lorenzo Insigne, Manolo Gabbiadini, Ciro Immobile

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: