Italia pas 60 vjetësh jashtë Kupës së Botës...E papranueshme: Të gjithë jashtë!

Italia pas 60 vjetësh jashtë Kupës së Botës...E papranueshme: Të gjithë jashtë!
Nga trajneri Ventura tek drejtuesit e federatës dhe deri te mungesa e investimeve për “fidanishtet” e futbollit italian: kush është përgjegjësi kryesor për këtë dështim?

Apokalipsi që Presidenti i Federatës Italiane Tavecchio kishte frikë ka arritur të realizohet në mënyrën më të pamëshirshme.

Italia nuk do të marrë pjesë në finalet e Kupës së Botës në Rusi (kjo nuk ndodhte prej 60 vjetësh!). Tani është realitet.

Suedia fitoi me një gol të shënuar me fat në ndeshjen  e parë. Në “San Siro” Italia nuk shkoi më larg se barazimi 0-0. Shumë mundësi u krijuan, por asnjë gol nuk u shënua, pas dy ndeshjeve “play-off”. Tani hapet faza e procesit. Ventura ndoshta drejtoi ndeshjen e fundit, sepse tani ai do të duhet të japë dorëheqjen.

Dhe gjithashtu duhet kuptuar se çfarë do të ndodhë në krye të Federatës së Futbollit. Kush janë mëkatarët e këtij eliminimi? Si ta rinisim? Mediat italiane janë treguar të ashpra dhe kërkojnë një analizë që nga i pari i federatës dhe deri te punonjësi më i thjeshtë për të nxjerrë përgjegjësitë e këtij dëhstimi, që vështirë se do të kapërdihet lehtë.

“Italia jashtë botërorit...Të gjithë jashtë,” – ka qenë mesazhi i "Corrierre dello sport”, duke kërkuar revolucion në radhët e “axurrëve”.  Pothuajse të gjitha mediat italiane janë shprehur tepër kritike dhe u janë drejtuar tifozëve të shprehin mendimin e tyre për revolucionin që pret Italinë pas eliminimit.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: