Itali,u kapën me 11 kg kokainë, në pranga 3 shqiptarë dhe një grek

Itali,u kapën me 11 kg kokainë, në pranga 3 shqiptarë dhe një grek
Plot 11 kg kokainë ka zbuluar policia italiane të fshehura poshtë fenerit të një makine me targa greke në Forsinone të Italisë, ndërkohë që në pranga janë vënë tre shtetas shqiptare dhe një grek gjatë pasdites së djeshme.

Gjatë hetimeve, policia italiane ishte pikasur një automjet “Volkswagen Tiguan” me targa greke i dyshimtë , ku pas kryerjes së disa kontrolleve, rezultoi se në atë zonë ishte rezident një shtetas shqiptar me precedentë kriminalë për veprën penale të shpërndarjes së drogës.

Pas rreth 5 orësh monitorim, tre persona me origjinë shqiptare u panë të hynin në parkimin ku ndodhej makina me targa greke, që drejtohej nga një 60­vjeçar me origjinë greke. Në atë moment policia ndërhyri. Nervozizmi i çuditshëm i treguar nga shqiptarët ka bërë dyshues efektivët që filluan të çmontonin makinën. Dhe vetëm me heqjen e një feneri, të vulosur mirë, u gjetën 11 kilogramë kokainë, nga të cilat do të nxirreshin rreth tetë mijë doza. Në tregun me pakicë, e gjithë kjo drogë do të sillte të ardhura më shumë se 1 milion euro.

Katër personat u arrestuan për trafik droge. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 5 automjete dhe 13 telefona. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar origjinën e drogës. /s.i/afp/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: