“Java e Fëmijëve Jetimë”, Presidenti viziton “Strehën e Parë Vorfnore”

“Java e Fëmijëve Jetimë”, Presidenti viziton “Strehën e Parë Vorfnore”
Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në “Strehën e Parë Vorfnore”, në Tiranë, për të përkujtuar, vlerësuar, por edhe për t’u shprehur mirënjohjen familjeve tiranase për humanizmin e shkëlqyer që kanë treguar ndaj fëmijëve jetimë.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të familjeve Hallulli, Harasani dhe Fico, personalitete të artit dhe kulturës, Zhani Ciko, Ardit Gjebrea, Rajmonda Bulku, Bujar Kapexhiu, Muntaz Dhrami, Justina Alia, Mimika Luca, etj., si edhe përfaqësuesit më të lartë të komuniteteve fetare.

Në bashkëbisedimin me ta, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e sensibilizimit për më shumë dashuri dhe përkujdesje ndaj fëmijëve jetimë.

Sipas tij, mesazhi i solidaritetit, i ndihmës dhe i mbështetjes për fëmijët jetimë, është mesazhi kryesor që synohet të përcillet nëpërmjet veprimtarive që do zhvillohen edhe në Presidencë gjatë “Javës së Fëmijëve Jetimë”.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: