Karriera në rrezik, Cazorla kryen operacionin e nëntë në janar

Karriera në rrezik, Cazorla kryen operacionin e nëntë në janar
Është një kalvar i pafund dëmtimesh që po përjeton Santi Cazorla. Pas më shumë se një viti jashtë fushave të blerta, teksa ka dëmtuar tendën e Akilit, në këmbën e djathtë, spanjolli 33 vjeçar, kthimi i të cilit ishte parashikuar në muajin janar, do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni të ri, i nënti në karrierën e tij. Ishte vetë lojtari i Arsenalit që dha lajmin në Twitter, ndërsa karriera e tij është me të vërtetë në rrezik.

“Për shkak të një sikleti të ri më duhet të kaloj përsëri nëpër sallën e operacionit,” - shpjegoi ai – “Është koha që të shtyj datën e kthimit, duke mbajtur entuziazmin dhe motivimin për t’u kthyer e për të shijuar pasionin tim të madh, për futbollin.” Problemet e para fizike të tij datojnë më 2013 (një telash në kyçin e këmbës me Spanjën), por pjesa më e hidhur e karrierës së tij filloi në fund të shtatorit të vitit 2015 me një dëmtimi në gju që e mbajti atë jashtë prej tre muajsh.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: