Kombëtarja: Kalendari i plotë i seleksionimeve për tre grup-mosha, brenda e jashtë vendit

Kombëtarja: Kalendari i plotë i seleksionimeve për tre grup-mosha, brenda e jashtë vendit
Sektori i ekipeve kombëtare në FSHF ka bërë me dije edhe datat se kur do të nisin fazat seleksionuese me lojtarët e datëlindjeve: 2002, 2004 dhe 2006 për të krijuar më pas ekipet kombëtare rajonale për vitin 2018.

Seleksionimet e tre grup-moshave, për brenda dhe jashtë vendit do të nisin këtë javë.

Pas tyre do të vijojnë grumbullimet me bazë seleksionimi edhe për moshat 2000, 2001 dhe 2003.

Kalendari i plotë i seleksionimeve, si për brenda, ashtu edhe për jashtë vendit:

Datëlindja 2006, datat dhe zonat si më poshtë:

Tirana –  23.11.2017, ora 09:30, Qendra e Ekipeve Kombëtare, Kamzë

Shkodra – 22.11.2017, ora 11:00, Stadiumi “Reshit Rusi” (fusha e Lëkurave/Shkodër)

Fieri –  22.11.2017, ora 10:00, Aneksi i Stadiumit “Loni Papuciu”, Fier

Durrësi - 21.11.2017, ora 09:00, Aneksi te “Niko Dovana”, Durrës

Korçë - 23.11.2017, ora 11:00, Aneksi i Stadiumit “Skënderbeu”, Korçë

Elbasan - 24.11.2017, ora 09:30, Fusha “Sporti i Vjetër” Elbasan

Datëlindja 2002, datat dhe zonat si më poshtë:

Tirana –  .29.11.2017, ora 09:30, Qendra e Ekipeve Kombëtare, Kamzë

Shkodra – 28.11.2017, ora 11:00, Stadiumi “Reshit Rusi” (fusha e Lëkurave/Shkodër)

Fieri –  29.11.2017, ora 10:00, Aneksi i Stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier

Durrësi - 27.11.2017, ora 09:00, Aneksi te “Niko Dovana”, Durrës

Korçë - 30.11.2017, ora 11:00, Aneksi i Stadiumit “Skënderbeu”, Korçë

Elbasan - 30.11.2017, ora 09:30, Fusha “Sporti i Vjeter” Elbasan

Datëlindja 2004, datat dhe zonat si me poshtë:

Tirana –  05.12.2017, ora 09:30, Qendra e Ekipeve Kombëtare, Kamzë

Shkodra – 06.12.2017, ora 11:00, Stadiumi “Reshit Rusi” (fusha e Lëkurave/Shkodër)

Fieri –  05-06.12.2017, ora 10:00, Aneksi i Stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier

Durrësi - 08.12.2017, ora 09:00, Aneksi te “Niko Dovana”, Durrës

Korçë -  07.12.2017, ora 11:00, Aneksi i Stadiumit “Skënderbeu”, Korçë

Elbasan - 06.12.2017, ora 09:30, Fusha “Sporti i Vjetër” Elbasan

 

Seleksionimet e datëlindjeve të tjera

19 - Dhjetor 2017 me lojtarët e datëlindijes 2000 nga të gjitha zonat. Seleksionimi do të zhvillohet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare Kamzë. (U19)

20 – Dhjetor 2017 me lojtarët e datëlindjes 2001 nga të gjitha zonat. Seleksionimi do të zhvillohet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare Kamzë. (U18)

21 – Dhjetor 2017 me lojtarët e datëlindijes 2003 nga të gjitha zonat. Seleksionimi do të zhvillohet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare Kamzë. (U16)

Seleksionimet me lojtarët jashtë Shqipërisë

(Datëlindjet 2000, 2001, 2002, 2003, 2004)

11 Dhjetor 2017 Selanik, ora: 09:00.

Adresa: Makedonikos Athletic Sport Club, Perifariaki Odos Komvos Efkarpias, Selanik. Datëlindjet: 2000, 2001, 2002, 2003, 2004.

12 Dhjetor 2017 Athinë, 09:00.

Adresa: Qendra Sportive “Pao Ruf Petrou Ralli 58 & Pireos, Athine.

Datëlindjet: 2000, 2001.

13 Dhjetor 2017 Athinë, 09:00.

Adresa: Qendra Sportive “Pao Ruf Petrou Ralli 58 & Pireos, Athine.

Datëlindjet: 2002, 2003, 2004.

14 Dhjetor 2017 Perugia, ora: 13:30.

Adresa: Via Trentino, Localita’ Sanfatucchio – Castiglione del Lago (PG). Datëlindjet: 2000, 2001, 2002, 2003.

15 Dhjetor 2017 Milano, ora: 10:30.

Adresa: Via Felice Orsini, 78/84, Milano (MI).

Datëlindjet: 2000, 2001, 2002, 2003, 2004.

16 Dhjetor 2017 Zvicër, ora: 10:00.

Adresa: Sportanlage Im Moos, 8910 Affoltern am Albis.

Datëlindjet: 2000, 2001, 2002, 2003, 2004.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: