Komisioni ad-hoc, Luan Rama: Ambasadori i OSBE-së u shfaq si ushtar i Gramozit

Komisioni ad-hoc, Luan Rama: Ambasadori i OSBE-së u shfaq si ushtar i Gramozit
Deputetit i LSI-së, Luan Rama deklaron se Shqipëria meriton zgjedhje me standarde, ndërsa e ka quajtur shfaqjen e ambasadorit të OSBE-së në mbledhjen e parë të komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore si atë të ushtarit të Gramozit.

Në një status në rrjetin social Luan Rama shkruan se Shqipëria meriton zgjedhje sipas standardeve të OSBE/ODHIR-it, pavarësish se në mbledhjen e parë, ambasadori i OSBE-së u shfaq si ushtar i Gramozit!

“Le të shpresojmë që më në fund do të realizohet një reformë reale, që zgjedhjet të garantojnë integritetin dhe barazinë e votës dhe që banditët të mos jenë më as pjesë, as prapavijë dhe as pararojë e politikës!  Për ta harruar atë skenë groteske, po rilexoj këtë fundjavë “Ushtarin e mirë Zhvejk”, thekson Luan Rama./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: