Komisioni ad-hoc mblidhet të premten, çfarë ndodh me reformën zgjedhore

Komisioni ad-hoc mblidhet të premten, çfarë ndodh me reformën zgjedhore
Mblidhet të premten, për herë të parë që nga koha kur Parlamenti miratoi ngritjen e tij, komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore.

Rreth një muaj më parë deputetët e të gjitha forcave politike bashkuan votat dhe miratuan me konsensus përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Ky komision ka në përbërje 18 anëtarë, 9 nga maxhoranca dhe 9 nga opozita, me dy bashkëkryetarë Bledi Çuçi, PS dhe Oerd Bylykbashi, PD.

Ndërkohë opozita është shprehur përmes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se reforma zgjedhore nuk do të nisë pa u formuar qeveria anti-mafia.

Anëtarët

PS

Vasilika Hysi, Alket Hyseni, Adnor Shameti, Ermonela Felaj, Blerina Gjylamenti, Bshkim Fino, Musa Ulqini, Klotilda Bushaka

PD

Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Vangjel Dule, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Fatmir Mediu

LSI

Nasip Naço, Luan Rama

/l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: