Kopertina që po "çmend" rrjetin, Messi rezulton fitues i Topit të Artë

Kopertina që po "çmend" rrjetin, Messi rezulton fitues i Topit të Artë
Disa javë deri para se të shpallet fituesi i çmimit “Topi i Artë”, në kopertinën e revistës “France Football” e cila po qarkullon në rrjetet sociale shfaqet Messi si fitues i trofeut.

Një kopertinë që për disa mund të jetë karikatura e asaj që do të jetë kopertina e revistës “France Football” më 8 dhjetor, një ditë pas shpalljes së fituesit, ndërsa për disa thjeshtë një fotomontazh.

Cristiano Ronaldo, fitues i çmimit “The Best 2017”  duket se është favorit kryesor për  “Topin e Artë”, ndërkohë që Leo Messi, me pesë trofe të “Topit të Artë”, është në varësi të pritshmërive.

Ceremonia e dhënies së çmimit “Topi i Artë 2017” do të organizohet në dhjetor, fituesi  shpallet më 7 dhjetor nga “France Football” dhe FIFA, në një program special televiziv në kanalin ‘L’Équipe’.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: