Krem shtëpiak pastrues për fytyrën

Krem shtëpiak pastrues për fytyrën
¼ kastravec (me lëkurë të prerë hollë);

1/8 patate (me lëkurë të prerë hollë);

1 lugë sodë buke;

1 kokërr vezë;

¼ filxhan kos.

Hidhni në makineri grirëse pataten dhe kastravecin. Shtoni sodën dhe vezën dhe vazhdoni përzierjen. Më pas hidhni kosin. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, shtoni 2 lugë kafeje lëng limoni. Kremi ruhet në frigorifer për 2 ditë. Vendoseni në një cope pambuku ose pecetë të pastër dhe pastroni me të fytyrën. Më pas hiqeni dhe shpëlani fytyrën.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: