Kryemadhi: Rama s’ka matës për puset e naftës, kërkon t’u vendosë puseve të ujit

Kryemadhi: Rama s’ka matës për puset e naftës, kërkon t’u vendosë puseve të ujit
Kreu i LSI-së Monika Kryemadhi reagon për deklaratën e kryeministrit në lidhje me vendosjen e matësave në puset e ujit.

Nga një takim me strukturat ne qytetin e Fierit, Kryemadhi tha se është për të ardhur keq kur dëgjon Kryeministrin që flet për matësa për puset e ujit, kur ai s’ka vënë matësa për puset e naftës, një pasuri kombëtare që po vidhet çdo ditë.

“Rama do të vendosi matësa për puset e ujit,. Por ju në Fier e dini shumë mirë se ai nuk ju ka vendosur taksa puseve të naftës, e cila është një pasur kombëtare që po vidhet çdo ditë”, deklaroi Kryemadhi./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: