Kryeministri Rama: Mediat janë sot po aq të pabesueshme sa gjykatat, nuk i kam sulmuar kurrë gazetarët

Kryeministri Rama: Mediat janë sot po aq të pabesueshme sa gjykatat, nuk i kam sulmuar kurrë gazetarët
Kryeministri Edi Rama foli për debatin e mediave lidhur me besueshmërinë si dhe tha se se janë at të pabesueshme sa gjykatat.

I ftuar në News24 Rama tha se nuk ka qëllim fyes ndaj gazetarëve thjesht shpreh opinionin e vet.

“Mediat janë sot po aq të pabesueshme sa gjykatat. Ka edhe raste ku media bën punën e saj, po në shumicën e rasteve është një kazan i madh që duhet hedhur. Në bazë të anketimeve shkencorë të publikut rezulton se mediat janë po aq të pabesueshme sa gjykatat. Ka vetëm një bumerang që unë i tremben janë vetëm veprimet e mia në punën që unë bëj. Bumerangu nga veprimeve të gabuara janë e vetmja gjë që mua më shqetëson.”, tha kryeministri Rama.

Gjithashtu lidhur me debatin se kreu i qeverisë ka sulmuar televizionin Top-Channel, Rama e mohoi këtë gjë.

“Nuk e kam sulmuar Top-channel. Vetëm kam ekspozuar një fakt të asaj dite me një shprehje keqardhje. Nuk i ndaj mediat në mbështetës dhe kundërshtar. Ishte një moment kur u fol për lirinë e medias dhe u gjenda përpara një prove konkretë për të ndarë me publikun keqardhjen time. Nuk i kam sulmuar kurrë mediats as gazetarët“, deklaroi Rama

I pyetur nëse ka lidhje qëndrimi i tij me largimin e Sokol Ballës si drejtor i lajmeve Rama tha se këto janë teoritë e konspiracionit që prodhojnë argumente për kazanin.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: