Kukësi me kurorë, para “dimrit me dëborë” në Korçë

Kukësi me kurorë, para “dimrit me dëborë” në Korçë
Java e 13-të/ Shansi i fundit i Kukësit, për rihapjen e garës, Orges Shehi: Titulli kampion objektivi ynë kryesor i këtij sezoni, por me rëndësi është që pauza e kampionatit të na gjejë kampionë dimri  

Aranit Muraçi

Kukësi luan ndoshta kartat e fundit në Korçë, për të mbrojtur kurorën e titullit kampion. Skënderbeu kryesues i kampionatit pas 12 javëve të para, në rast fitoreje, shkëputet përfundimisht nga rivali kryesor, si dhe siguron kurorën e dimrit. Pritet të jetë kjo ndeshje vendimtare edhe për fatet e trajnerit serb Mlaen Milinkoviç, i cili në rast humbjeje rrezikon shkarkimin direkt, ose për shkka të mospërmbushjes së objektivit pritet të largohet gjatë janarit.  Me formacionin e dytë në kupë, Skënderbeu fitoi ndaj Besëlidhjes me gol të Shend Kelmendit, në 30’, duke e pritur formalisht kualifikimin në ndeshjen e kthimit. Juglindorët pritet të mbyllin në mesjavë edhe aventurën në Europa League, me përballjen e fundit jashtë ndaj Young Boys.  “Titulli kampion është objektivi ynë kryesor i këtij sezoni,” – thotë për “Albanian Free Press” portieri dhe kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi. “Besoj se ecuria në Europa League, jo vetëm mbi arritjen tonë në fazën e grupeve, rezultoi e suksesshme. Edhe në kupë dëshirojmë të shkojmë shumë larg, por prioriteti ynë është që të rikthejmë titullin në Korçë. Vlerësojmë çdo kundërshtar dhe është herët të flasim për titullin pavarësisht diferencës, por besoj se fitorja e dytë radhazi ndaj një rivali direkt si Kukësi do të na motivojë më tepër për të mos e lëshuar më kreun e klasifikimit,” – shton kapiteni i Skënderbeut.          Pas 12 javëve të para, kampionatin e kryeson Skënderbeu me 28 pikë, i ndjekur nga Kukësi me 22 pikë. Flamurtari i vendit të tretë ka 21 pikë dhe surpriza e këtij sezoni Kamza ka 20 pikë. Beteja do të jetë interesante edhe në fund për mbijtesën teksa Lushnja me  5 pikë ndoshta luan kartat e fundit ndaj Partizanit. Luftëtari ka 9 pikë dhe Vllaznia 12 pikë. Laçi, Teuta dhe Partizani me 15 pikë kërkojnë këtë javë t’i largohen një herë e mirë rrezikut të rënies në një kategoria.

 

Kategoria Superiore

Java e 13-të / 2 dhjetor

Skënderbeu-Kukësi        17:00

Luftëtari-Flamurtari        14:00

Teuta-Kamza                     17:00

3 dhjetor

Lushnja-Partizani             14:00

Vllaznia-Laçi                        14:00

Shpërndajeni me miqtë tuaj: