Kukësi, qëndrimi pas dorëheqjes së Milinkoviç!

Kukësi, qëndrimi pas dorëheqjes së Milinkoviç!
Safet Gjici nuk e pranoi dorëheqjen e trajnerit serb, Mladen Milinkoviç.

Milinkoviç do të vijojë punën në krye të skuadrës veri-lindore, pas një analize dhe kërkesës së trajnerit për t’u dorëhequr. Milinkoviç duket se nga humbja me Partizanin kërkoi të largohej, për të mirën e skuadrës.

Refuzimi nga ana e presidentit të Kukësit, Gjici erdhi pak orë pas kërkesës së Milinkoviçit për t’u dorëhequr. Trajneri e mori këtë vendim si akt përgjegjësie për humbjen në shtëpi 2-1 me  Partizanin.

Trajneri serb i Kukësit, Mladen Milinkoviç, mori të gjitha përgjegjësitë e humbjes me kryeqytetasit.

Anulimi u dorëheqjes erdhi pas një bisede që Milinkoviç pati me presidentin Gjici.

Milinkoviç pas humbjes me Partizanin u tha lojtarëve të Kukësit, para se ata të shpërndaheshin se kjo mund të ishte ndeshja e tij e fundit. Kukësi, kampion në fuqi, pas humbjes së fundit zbriti në vend të tretë, një pikë pas Flamurtarit i vendit të dytë dhe tetë pikë pas kryesuesve të Skënderbeut.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: