Kupa... dhe sa më shumë pikë, Starova shpalos objektivat e Partizanit

Kupa... dhe sa më shumë pikë, Starova shpalos objektivat e Partizanit
Sulejman Starova ka rifilluar sot stërvitjen në drejtimin e Partizanit. Pas shkarkimit të trajnerit italian Mark juliano, Starovës i është besuar stoli, ku edhe foli për herë të paramediave duke nënvizuar se për trofe synohet kupa, titulli kampion. Para se të debutojë ndaj Laçit, në ndeshjen e parë të fazës së dytë, Starova falënderoi presidentin Gaz Demi e drejtorin sportiv Luciano Moggi për besimin që i dhanë, duke shpalosur objektivin, edhe në kampionat: “Të fitojmë më shumë pikë se skuadrat e tjera në fazat e mbetura”.

Besimi

Falënderoj presidentin dhe gjithë kryesinë e klubit që vazhdimësinë e punës ma besuan mua. Kënaqësi dhe respekt, por edhe një detyrim i madh siç është legjenda e Partizanit. Fillojmë një kampionat me tre faza, ditën e mërkurë. Objektivi është të grumbullojmë më tepër pikë se të gjithë, duke filluar nga Skënderbeu që udhëheq me meritë kampionatin.

Kemi tre ndeshje që duhet të grumbullojmë më shumë pikë se ato, po kështu me radhë Kukësi i vendit të dytë dhe të tjerët. Na duhet të jemi akoma më të bashkuar, i bëj thirrje dhe tifozërisë që nuk duhet të mërziten, ose të kalojë mërzitja sa më shpejt, në mënyrë që parulla që nuk e lënë skuadrën asnjëherë vetëm të bëhet realitet.

Deri tani nuk ka munguar asgjë sa i përket përkrahjes gjatë 90 minutave, por lojtarët që të japin maksimumin duhet të kenë përkrahjen e tifozëve.”

Grupi

I kemi të gjitha mundësitë që të realizojmë objektivin me këtë grup që kemi. Nuk ka gjë për të fshehur që skuadra do përforcohet në janar. Por në harkun e tre fazave duhet të jemi të durueshëm. Kthesa nuk bëhet në mënyrë rrënjësore. Kemi një kampionat me tre faza dhe duhet të marrim pikë më shumë se rivalët. Kjo do na ngjisë lart në klasifikim dhe do na afrojë me ato objektiva madhore që ka Partizani.”

Rikthimi

“Kthimi te Partizani është detyrim për mua sepse jam brenda klubit. Kam pasur disa pozicione në klub dhe të gjithë jemi kryesia e klubit.”

Unë me besim te skuadra dhe skuadra me besim tek unë, kjo është rruga për të kthyer aty ku duhet.”

Objektivat

Kryesorja është Kupa, ndërsa tjetra nuk nxitoj të them, por duhet të fitojmë më shumë se kundërshtari këto tre faza, por nuk mund ta përcaktoj deri ku mund të shkojmë. Shpresojmë sa më lart në kampionat.”

Juliano

Nuk më intereson se çfarë thonë të tjerët. Iuliano jam i bindur që është trajner i mirë. Ka pasur eksperiencë fantastike si lojtar, por për rezultatetIuliano nuk është i pari, të gjithë të huajt që vijnë në Shqipëri nuk kanë kohën e duhur për të njohur futbollin shqiptar. Kjo është arsyeja që ai nuk pati rezultatet e duhura.

Skuadra është stërvitur mirë, me disiplinë, ndryshe nga zërat që thonë të kundërtën. Unë nuk vij nga jashtë, jam i klubit, dhe nuk ka ndarje në grupe në skuadër. Mungesa e rezultateve amplifikon shumë gjëra që nuk ekzistojnë. Kam fjalët më të mira për Iulianon, por edhe për Moxhin që ishte kryesori që më kishte mua kandidaturë të vetme.

Kritikat e mia të mëparshme e kanë bërë ikonën e futbollit botëror që të punojë në këtë mënyrë kur gabon, se nuk ka gabuar vetëm ai, është bërë sistem zinxhir. Nuk jemi të kënaqur nga afrimet që janë bërë sepse vjet ishim de facto skuadra kampione, de jure jo për arsye që i kam thënë 100 herë dhe treçereku i ekipit këtu ishin më të mirët vjet. Nuk i zëvendësuam në nivelin e duhur të larguarit. Tani të bëjmë më të mirën.”

Ekipi

“Doni që të them shumë gjëra por nuk kam shumë kohë tani sepse fillon stërvitja. Do i shohim rrugës ata lojtarë. Përgjigja dihet, kush vesh fanellën e Partizanit ka për detyrë të stërvitet të japë maksimumin. Të gjithë duhet të jenë të gatshëm për formacion, për stol. Do ketë që do shkojnë në tribunë, si çdo skuadër normale. Lojtarët ta harrojnë fazën e parë, të bashkuar duhet ta kalojmë këtë situatë në mënyrë urgjente.”

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: