Kuvend, pritet të miratohet sot buxheti faktik i vitit 2018 si dhe paketa fiskale

Kuvend, pritet të miratohet sot buxheti faktik i vitit 2018 si dhe paketa fiskale
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancën e radhës plenare, ku do të miratohet buxheti faktik për vitin 2018 si dhe do të miratohet edhe paketa fiskale për këtë vit.

Buxheti është diskutuar në komisionet parlamentare duke bërë shpërndarjen e fondeve për të gjitha institucionet, ndërkohë që priten diskutime edhe sot ku opozita nuk do të pajtohet me propozimet e maxhorancës, pavarësisht se kjo e fundit i ka votat e mjaftueshme për ta miratuar atë.

Midis vendimeve që pritet të marrë sot Kuvendi është edhe emërimi i kreut të ri të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, pas shkarkimit të Pirro Xhixhos.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: