Laçi qyteti që po rrit talentë në Shqipëri, Alban Bushi shpall listën U-21 dhe U-20

Laçi qyteti që po rrit talentë në Shqipëri, Alban Bushi shpall listën U-21 dhe U-20
Trajneri i Kombëtares U-21 Alban Bushi zbardhi listën e te grumbulluarve U-21 për ndeshjen eliminatore Euro 2019, me Irlandën e Veriut, e cila do te luhet në “Selman Stërmasi”  më 10 Nentor, ora 18:00.

Ai shpalli edhe listën për ndeshjen miqësore me U-20 kundër Gjeorgjisë në trasnfertë, më 14 nëntor.

Trajneri u shpreh se ishte optimist për këto ndeshje të radhës, të cilat kërkojnë shumë seriozitet dhe vendosmëri.

“Nuk meritonim që të humbnim ndaj Irlandës së Veriut pasi luajtëm një ndeshje të barabartë ndaj tyre dhe u ndëshkuam nga një penallti në minutën e 95-të. Irlanda e Veriut ka 9 pikë por ka patur shumë fat nuk i ka merituar disa prej tyre,” – theksoi Bushi

Lista e shpallur prej tij me lojtarë U-21 dhe U-20 dominohet nga emra që janë pjesë e ekipeve e klube jashtë vendit, ashtu sikurse edhe Kombëtarja A.

Lista U-20

Interesant është fakti se nga lojtarët e paktë dhe të talentuar që luajnë në klubet shqiptare, numrin më të madh e ka Laçi. Lojtarët e Laçit, edhe pse U-20 ka emra nga U-21, ka gati sa numri i lojtarëve të klubeve të tjera shqiptare, që janë seleksionuar së fundmi nga Alban Bushi.Lista U-21

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: