Leo Messi ka rinovuar me Barcelonën, Ronaldo mban Realin në ankth

Leo Messi ka rinovuar me Barcelonën, Ronaldo mban Realin në ankth
Presidenti i La Liga, Javier Tebas tha se, Lionel Messi sapo ka firmosur një marrëveshje të re me Barcelonën. Ylli i Argjentinës ka qenë subjekt debatesh, sidomos gjatë verës, kur nga katalanasit u largua Neymar, për një shifër rekord drejt PSG-së.

“Messi ka një kontratë të re që është rinovuar,” - tha  Tebas. Mediat kërkuan detaje, por ai shtoi se: “Nuk gënjej, Messi ka firmosur.” E kundërta raportohet me Cristiano Ronaldo, i cili nuk ka rinovuar me Real Madrid, duke ngritur dyshime për t’u larguar në verë.

/a.m/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: