Lexoni sot, 14 nëntor 2017, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"

Lexoni sot, 14 nëntor 2017, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"
SËMUNDJA QË VRET JETËN, DIABETI

SHTOHET FRIKSHËM NË SHQIPËRI

SHËNDETI / Sëmundja e sheqerit po prek gjithnjë e më shumë popullsinë në vend. Mjeku endokrinolog, Florian Toti, flet me “Albanian Free Press”: Diabeti, një grup sëmundjesh metabolike, po kthehet në pandemi, deri 5 mijë raste të reja çdo vit. Shtohet numri i femrave që përballen me të, një në 10 përballet me dukurinë. Kur jetën e kalon së bashku me diabetin, rrëfimi i Alketës 44-vjeçare që vuan prej 32 vitesh. Shkaqet nga se shkaktohet sëmundja që vret cilësinë e jetesës, shpesh deri në fund të saj dhe cilat janë masat parandaluese. Dhe si bëhet kurimi për të shmangur varësinë nga insulinat

 

DOSSIER

Nga cikli “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”

SI U VRA ESAD PASHË TOPTANI

Gazeta “Albanian Free Press” publikon sot detaje mbi një tjetër nga vrasjet më të bujshme në Shqipëri, atë të kryeministrit Esad Pashë Toptani. Arsyeja kryesore e vrasjes së Esad Pashë Toptanit më 1920 nga Avni Rustemi, ishte dorëzimi i Shkodrës dhe vrasja e Hasan Riza Pashës.

Ai ishte dy herë kryeministër, ministër i Brendshëm në qeverinë e Ismail Qemalit, ministër i Luftës në qeverinë e Turhan Pashë Përmetit, komandant vali i Shkodrës, komandant i Xhandarmërisë së Janinës, deputet i Sanxhakut të Gjirokastrës

Esad Pashë Toptani është i vetmi kryeministër shqiptar që duke ushtruar detyrën ka urdhëruar ekzekutimin e ministrit të qeverisë së vet. Ministri i Financave, Nexhat Libohova, u vra më 26 maj 1915 në Durrës nga truproja i kryeministrit, Osman Bali, pasi ai zbuloi tradhtinë ndaj Esad Pashë Toptanit.

Detajet që gjeni në këtë speciale, janë pjesë e librit më të ri të publicistit Roland Qafoku, opinionist i “Albanian Free Press”, “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”, një vepër që vjen në kuadrin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

 

Vera e re në fuçinë e vjetër

TAKIMI BUSHATI-KOTZIAS, ATJE KU E LA ISMAIL QEMALI

Nga ROLAND QAFOKU

Takimi në Kretë i ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, duket se po sjell një erë të re në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një erë që do të thoshte zgjidhje të gjashtë çështjeve kardinale që nisin me marrëveshjen për kufijtë detarë dhe shelfin kontinental, ligjin e luftës, minoritetin grek në Shqipëri, çështjen e pronave çame, grekët e rënë në Shqipëri dhe çamët e vrarë në Greqi, me vulat apostile dhe tekstet shkollore, si dhe me njohjen e patentave shqiptare.

 

OPINION

MARATONA DORË PËR DORE E KRETËS

Nga PLATOR NESTURI

Takimi në Kretë i ministrave të jashtëm, Bushati dhe Kotzias, mori një vëmendje të madhe nga opinioni publik dhe mediatik i të dy vendeve. Prej vitesh, Greqia dhe Shqipëria, përveç fqinjësisë, po ndanin mes tyre dhe shumë deklarata të ashpra për çështje të ndryshme, çka reflektonte tensionin që zotëronte në marrëdhëniet midis dy shteteve. Ndonëse në platformën qeverisëse të kabinetit Rama, ku motoja e "Zero problemeve me fqinjët" kishte dhe shtojcën se, Greqia përbënte një "partner strategjik", formulë kjo e mbarsur dhe nga kabinetet paraardhëse, për këdo ishte e qartë në vitet e fundit, ish-strategjia për t’iu përgjigjur sy për sy e dhëmb për dhëmbë, çdo deklarate të diplomacisë greke apo çdo qëndrimi që konsiderohej si ndërhyrje në punët e brendshme.

 

"ANTENA JASHTË FAMILJES"

Kreshnik Spahiu flet nga një vend sekret: Do e pësosh, o Lulëzim Basha...!

"Antena Jashtë Familjes" sjell sot si fillim hyrës, një analizë të ngjarjes më të bujshme, që menduam se ia vlente të merrej në vlerësim, apo siç i thonë në gazetari, në konsideratë.

Do të analizojmë të shkruajturën e Krëshnik Spahiut, liderit historik të Aleancës Kuq e Zi, lëvizjes që për pak iu rrëmbeu pushtetin, partive të mëdha.

Ja çfarë shkruan, ndër të tjera, shoku Kreshnik në Facebook-un e tij:

EKONOMI

Shqiptarët, më shumë valutë nëpër duar, futen në banka

Kohët e fundit, shqiptarët kanë patur më shumë valutë të huaj, euro dhe dollarë, nëpër duart e tyre. Një dukuri të tillë e konfirmon vetë Banka e Shqipërisë, sipas të cilës, një pjesë e mirë e tyre është kanalizuar tashmë nëpër banka, në formë depozitash. “Depozitat në valutë kanë shënuar rritje mesatare vjetore me rreth 4.6%, ndërsa ato në lekë vetëm me rreth 2.4%”, citojnë saktësisht ekspertët bankarë rreth kësaj, në raportin e fundit tremujor.

 

EUROSTAT: Viti 2016, nga Shqipëria dolën 113 milionë euro

Që shqiptarët kanë patur vitet e fundit më shumë valutë të huaj nëpër duart e tyre, këtë e ka konfirmuar edhe raporti më i fundit i Institutit Evropian të Statistikave (Eurostat). Konkretisht sipas tij, rezulton se vetëm gjatë vitit të kaluar, ata kanë transferuar jashtë shtetit një sasi prej 113 milionë eurosh. Shumë kjo, e cila ua ka kaluar të gjitha vendeve të rajonit, tonë, përjashtuar këtu vetëm Serbinë.

 

KOMBËTARJA

Shqipëria, “provimi” kalon me sukses në Turqi

Dopieta e Sadikut dhe goli i Grezdës mjaftuan në fitoren 3-2 ndaj Turqisë. Me 10 lojtarë për 50 minuta, kuqezinjtë jo vetëm morën maksimumin në Antalia por më kryesorja bindën në lojë.

Ishte miqësorja dhe testi i parë i Christian Panucci. Në “Antalya Stadyumu” kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë të shkëlqyer duke shënuar dy gola në dy-tre kundërzbirtje të rrezikshme. E mbyllën me fitoren 3-0 miqësoren ndaj Turqisë, ku bindën edhe disa nga debutuesit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: