LSI, jo projektbuxhetit 2018, Kryemadhi: Mungon mbështetja për bujqësinë

LSI, jo projektbuxhetit 2018, Kryemadhi: Mungon mbështetja për bujqësinë
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e mbështet projektbuxhetin për vitin 2018 pasi nuk siguron për të mbështetje për bujqësinë.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, u shpreh se sot në një takim me ekspertë të bujqësisë se prodhimet shqiptare nuk mund të konkurrojnë me asnjë vend, për shkak se buxheti që është parashikuar për këtë sektor është shumë më i ulët sesa edhe ai i vendeve fqinje.

“Si mund të konkurrojmë ne me Maqedoninë si vend fqinj, kur importet po na mbysin”, tha Kryemadhi, e cila theksoi se LSI do ti qëndrojë larg bujqësisë, pasi edhe përkrahjen më të madhe ne e kemi pasur nga kjo pjesë e ekonomisë shqiptare.

LSI propozon rritjen e buxhetit për bujqësinë me 2.4 %, ndërsa akuzoi shtetin se nuk ka parashikuar asnjë mbështetje për fermerët./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: