LSI propozon ndryshime të projek-buxhetit 2018: TVSH-ja për ushqimet bazë të shkojë në 5%

LSI propozon ndryshime të projek-buxhetit 2018: TVSH-ja për ushqimet bazë të shkojë në 5%
Lëvizja Socialiste për Integrim i është drejtuar Kuvendit me një propozim lidhur me projekt buxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm, e cila pritet të jetë një nga pikat e “nxehta” të debatit nesër në parlament bashkë me paketën fiskale.

LSI ka kërkuar që TVSH për ushqimet bazë të shportës të ulet nga 20 në 5 % si dhe TVSH për biznesin, për të cilin LSI kërkon që pragu përjashtues për biznesin e vogël për skemën e TVSH të mbetet në nivelin 5 milionë lekë të reja, jo të ulet në 2 milionë siç ka propozuar qeveria.

Gjithashtu, LSI propozon që taksa e banesës së parë të jetë zero, për banesën e dytë dhe më shumë të mbetet propozimi i qeverisë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: