Lulzim Basha: Fjalimi i Ramës kundër mediave, kriminal

Lulzim Basha: Fjalimi i Ramës kundër mediave, kriminal
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar sot fjalimin e mbajtur një ditë më parë nga kryeministri Rama për mediat.

“Fjalimi i djeshëm i Edi Ramës kundër gazetarëve është fjalim kriminal. Me fjalime të tilla, ai është duke nxitur përditë urrejtjen dhe dhunën ndaj gazetarëve. Gazetarët janë ndër njerëzit më të rrezikuar në botë, shënjestër e shpeshtë e krimit dhe e politikanëve të korruptuar. Vetëm pak ditë më parë në Maltë u vra në mënyrë barbare një gazetare që hetonte kryeministrin”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Shefi i opozitës thotë se kjo klimë që krijon Edi Rama inkurajon kriminelët që të sulmojnë gazetarët që raportojnë dhe hetojnë krimin dhe korrupsionin.

“Njeriu që ka thurur vetëm lavde dhe përkëdheli për Elvis Roshin, Saimir Tahirin dhe kriminelët e tjerë më të cilët rrethohet, duhet të ndalë menjëherë gjuhën e tij të rrezikshme”, shkruan Basha.

Kryetari i PD-së i ka bërë thirrje qytetarëve, intelektualëve, gazetarëve dhe politikanëve ta denoncojnë këtë “sjellje kriminale të kryeministrit” si dhe iu është drejtuar organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve të huaj që “të dënojnë këtë gjuhë urrejtje dhe të dhunshme të kryeministrit”. /a.a/

Foto: LSA

Shpërndajeni me miqtë tuaj: