Lushnjë/Kanos dhe godet me thikë gruan, plagos edhe djalin, arrestohet nga policia

Lushnjë/Kanos dhe godet me thikë gruan, plagos edhe djalin, arrestohet nga policia
Nuk ka të ndalur dhuna dhe konfliktet brenda familjes, madje duke rrezikuar jetë njerëzish. Ka mbetur i plagosur me thikë djali dhe gruaja e një 45-vjeçari në Lushnjë, pas një sherri në familje, ndërsa autori është kryefamiljari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Shpresim Gj., 45 vjeç, banues në Dushk.

Ai u arrestua pasi për motive të dobëta pasi pas një konflikti ka qëlluar me thikë bashkëshorten, shtetasen M.Gj, 43 vjeçe, si dhe djalin e tij që është përpjekur të shuajë sherrin, shtetasin M. Gj, 18 vjeç, duke iu shkaktuar dëmtime të lehta. Zhurma ka shkaktuar panik te fqinjët të cilët kanë lajmëruar policinë. Mësohet se autori në momentin e konfliktit ka qenë i dehur.

Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

I arrestuari do të përgjigjet para drejtësisë nën akuzën,  “Dhunë në familje” dhe “kanosje”.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: