Manjani-Ramës: Pasi i dende me kanabis, flet broçkulla për rrugë në letër e puse

Manjani-Ramës: Pasi i dende me kanabis, flet broçkulla për rrugë në letër e puse
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me takimin e Kryeministrit Edi Rama dhe disa prej ministrave të tij me banorët e Dibrës.

Me një status në rrjetin social Manjani shkruan se ky Kryeministër pasi e mbushi Dibrën më kanabis shkon e u flet dibranëve për rrugë në letër, gratë dhe puset, por jo për varfërinë.

“E mbushi Dibrën (për herë të parë) me hashash tani e mbush me broçkulla prej fodulli!

Flet si pronar i Dibrës e Matit.

Flet për rrugët në letër, për gratë dhe puset, por jo për varfërinë e tejskajshme!

Turpi e faqja e zezë e këtij njeriu s’ka sahat që i mat!”, deklaron Manjani./l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: