Marijuanë me mushkë në Mal të Zi, trafikanti shpëton duke hyrë brenda kufirit shqiptar

Marijuanë me mushkë në Mal të Zi, trafikanti shpëton duke hyrë brenda kufirit shqiptar
Rreth 33 kilogramë marijuanë është bllokuar në kufi nga policia malazeze.

Lënda narkotike ishte e ngarkuar mbi një mushkë dhe sapo kishte kaluar kufirin shqiptaro-malazez.

Policia malazeze ka bërë të ditur se trafikanti ka braktisur mushkën me gjithë ngarkesë sapo ka parë policinë kufitare dhe është kthyer drejt territorit shqiptar, duke kaluar vijën e kufirit përpara se të arrestohej.

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: