Maska për flokë të thatë me vajra bimorë

Maska për flokë të thatë me vajra bimorë
Maska me vaj ulliri dhe vezë

Rrihni një vezë në një enë të vogël dhe shtoni një lugë me vaj ulliri dhe dy lugë me majonezë. Aplikojeni mbi flokë dhe lëreni të rrijë për të paktën 5 minuta, maksimumi gjysmë ore. Shpëlajini flokët me ujë të rrjedhshëm me shampon tuaj të zakonshme.

Maska me vaj bajamesh

Bajamet janë një produkt shumë i përdorur në trajtimet e bukurisë, për flokët, thonjtë ose lëkurën. Në këtë rast vendosni disa pika vaj bajamesh në një enë dhe ngroheni për pak sekonda në mikrovalë. Aplikojeni mbi majat e flokëve dhe prisni 20 minuta e lani flokët si zakonisht.

Maska me mjaltë dhe vaj ulliri

Keni nevojë për një filxhan kafeje mjaltë dhe tre lugë vaj ulliri. Vendosini bashkë në një enë dhe përziejini mirë deri në një masë homogjene. Aplikojeni mbi flokë duke filluar nga lëkura e kokës e deri tek majat. Të gjitha flokët duhet të mbulohen mirë. Lëreni për gjysmë ore të veprojë. Shpëlajini me ujë të vakët.

Maska me luleshtrydhe, mjaltë dhe vaj ulliri

Vendosni në mikser 20 luleshtrydhe mesatare, dy lugë mjaltë dhe dy lugë vaj ulliri. Përziejini për pak minuta. Aplikojeni vetëm në rrënjët e flokut dhe lëreni për gjysmë ore. Shpëlajeni me ujë të vakët.

Maska me vaj soje dhe vaj  recini

Keni nevojë për një lugë me vaj soje dhe dy lugë me vaj ricini të cilat duhet ti bashkoni e ti ngrohni në mikrovalë për disa sekonda. Pasi të vaket, aplikojeni në flokë duke e masazhuar. Mbajeni në flokë për 15 minuta.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: