Maska shtëpiake kundër pikave të zeza

Maska shtëpiake kundër pikave të zeza
Kjo është një ndër maskat më efektive dhe më të shpejta për eliminimin e pikave të zeza. Si fillim duhet të bëni avull për fytyrën që të hapen poret ose të paktën të bëni një larje të fytyrës me ujë të nxehtë. Në këtë mënyrë veprimi i kësaj maske do të jetë akoma më efektiv nga çfarë ju e merrni me mend.

Përbërësit:

1 lugë çaji kripë e bardhë

një lugë çaji me pastë dhëmbësh.

Përgatitja:

Bashkoni dy përbërësit dhe vendosini mbi pikat e zeza  si dhe fërkojini me lëvizje rrethore për pak minuta derisa kolinozi të thahet. Më pas lani fytyrën me ujë të pastër dhe të vakët. Kjo maskë do t’ju japë rezultate të menjëhershme. Por mos abuzoni me përdorimet e saj, duhet aplikuar 1-2 herë në javë, jo më shpesh.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: