Mbi 2 tonë hashash në Ravena, tre shqiptarët plagosin policin dhe arratisen para arrestimit

Mbi 2 tonë hashash në Ravena, tre shqiptarët plagosin policin dhe arratisen para arrestimit
Kapet sasia prej 2.4 tonë lëndë narkotike në Ravena, e cila konsiderohet si një ndër sekuestrimet më të mëdha madje rekord të drogës në historinë e këtij qyteti.

Për këtë rekord kanë luajtur një rol me rëndësi edhe “ekspertuesit më të mëdhenj”, që vlerësohet gjerësisht në Europë se janë shqiptarët.  Mediat lokale bëjnë me dije se shqiptarët e arrestuarit janë të moshës, 27, 53 dhe 21 vjeç, ndërsa emrat e tyre nuk bëhen të ditur për arsye hetimi.

Sasia u kap pas një kontroll në rrugë, mesnatën e së enjtes, shkruajnë mediat italiane.

Furgoni me dy persona në bord nuk u ndaloi karabinierëve për kontroll dhe kur policia nisi ndjekjen, pasagjeri arriti të hidhet nga furgoni në lëvizje dhe u largua me vrap.

Shoferi u ndalua disa kilometra më tej, kurse pas kontrollit brenda në furgon u gjetën 2.4 ton marjuanë, 62 kilogram hashash dhe 4 kilogram vaj hashashi. Shoferi i furgonit rezultoi të ishte një 26-vjeçar italian i njohur për policinë mbi disa ngjarje të kaluara kriminale. Policia tha se droga ishte shkarkuar gjatë natës së kaluar dhe ishte ngarkuar në furgonin që u ndalua nga policia.

Një patrullë e drejtuar nga komandanti i komisariatit të Savios, Xhorxhio Tantimonako, arriti të dallojë dy makina të dyshuara, një Alfa dhe një Fiat, në një postbllok tjetër

Mediat italiane raportojnë se patrulla i ndaloi të dy mjetet dhe kur komandanti i kërkoi dokumentat, pasagjerët kanë nisur të grinden e njëri prej tyre nxori pistoletën për të qëlluar.

Nga profesionalizmi shefi i policisë italiane arriti të bllokojë dorën që mbante pistoletën. Megjithatë ai ka qëlluar me një plumb duke e lënë të plagosur Xhorxhio Tantimonakon.

Në rënie ai megjithatë ka arritur t’ia heqë pistoletën nga dora shqiptarit që më vonë u identifikua si një prej shqiptarëve që kishte transportuar kanabisin drejt Italisë.

Policët e tjerë qëlluan në ajër në shenjë paralajmërimi dhe u afruan me makinën, ndërkohë dy shqiptarët u larguan, duke lënë njërën prej makinave në vendin e ngjarjes.

Sërish nisën kërkimet e karabinierëve dhe policisë , të ndihmuara nga një helikopter.

“Fiat Punto” me të cilin ishte larguar personi që qëlloi shefin e policisë italiane, u gjet disa kilometra më tej ndërsa gjatë krehjes së zonës. Në një lokal janë dalluar tre persona si të dyshuar dhe u ndaluan. Mediat italiane raportojnë se policët i dalluan të dyshuarit, pasi veshjet e tyre ishin me baltë.

Po hetohet për bandën dhe të përfshirë të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: