Mbledhja e grupit parlamentar, Rama-ministrave: Mos vononi emërimet e propozuara nga deputetët në qarqe

Mbledhja e grupit parlamentar, Rama-ministrave: Mos vononi emërimet e propozuara nga deputetët në qarqe
Nga mbledhja me dyer të mbyllura të grupit parlamentar, informohet se kreu i qeverisë, Edi Rama i ka kërkuar ministrave të nxitojnë emërimet e grupit të deputetëve në të gjitha qarqet e vendit për propozimet prej tyre, teksa ka shtuar se nuk duhet të krijohet ideja e mospërfilljes së deputetëve në zonat ku do zgjidhen.

Rama ka porositur ministrat që të jenë të kujdesshëm gjatë komunikimit me deputetët dhe të nxitojnë në emërimet e tyre, bëjnë me dije burime nga Report Tv.

Gjithashtu mësohet se Braçe ka ka falenderuar të gjithë anëtarët e komisionit të maxhorancës dhe opozitës gjatë mbledhjes.

“Kompania e markimit të karburanteve është e regjistruar në një parajsë fiskale. Ka 16 % të të ardhurave. Ne duhet të ndërhyjmë dhe të paktën ta stopojmë” mësohet të jetë shprehur Braçe.

Ndërsa Ulsi Manja ka folur për buxhetin, i cili sipas tij garanton funksionimin e organeve të reja të drejtësisë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: