Mblidhet kryesia e PS, dy femra zëvendësojë Saimir Tahirin

Mblidhet kryesia e PS, dy femra zëvendësojë Saimir Tahirin
Ish-ministri i Brendshëm “zhvishet” edhe nga funksionet në Partinë Socialiste. Degën e Tiranës e merr Blerina Gjylameti, ndërsa Elisa Spiropali emërohet koordinatore kombëtare për Bashkëqeverisjen

Kryesia e Partisë Socialiste u mblodh dje për të vëndosur mbi zëvendësimin e Saimir Tahirit në funksionet partiake.

Ish-ministri dhe deputeti Tahiri mbante edhe detyrën e koordinatorit kombëtar për Bashkëqeverisjen, një funksion i konsideruar i rëndësishëm nga Kryeministri Rama. Njëkohësisht ai drejtonte edhe degën e Partisë Socialiste të Tiranës.

“Kryesia e PS ka mandatuar Elisa Spiropalin që të jetë kordinatorja kombëtare e bashkëqeverisjes me njerëzit për të vijuar punën intensive që sapo kemi nisur të komunikimit në çdo cep të Shqipërisë me këdo që është i gatshëm të bëhet pjesë e kësaj aleance të madhe të bashkëqeverisjes për Shqipërinë që duam, tha kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Deputeti Balla gjithashtu bëri të ditur zëvendësimin e Saimir Tahirit me Blerina Gjylametin në krye të degës së partisë në kryeqytet.

Pas akuzave për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge, në bashkëpunim me grupin kriminal “Habilaj”, ish-ministri i Brendshëm është shmangur nga gjithë funksionet partiake, madje edhe nga grupi parlamentar socialist.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: