“Mediat: Si të hash shumë dhe të vdesësh urie!” 

“Mediat: Si të hash shumë dhe të vdesësh urie!” 
“Jetojmë në terr informativ në kushtet e obezitetit të informacionit”.

Kështu mendon profesori i njohur, Artan Fuga, i cili fton shoqërinë të dalë nga debatet “për kazanë, oturakë apo legena”.

“Ore lëreni se përse kryeministri thotë për median kazani, tepsia, a ku e di unë se çfarë!!! Nuk është ajo e rëndësishme. Kudo ka kazanë, legena dhe uturakë, në media, politikë, shkencë! Bosh ose plotë! Puna është se media shqiptare është në gjendje falimentimi dhe brenda dhjetë viteve të ardhshme maksimumi, po vazhdoi me këtë stil menaxherial, ajo nuk do të jetë veçse një altoparlant pushteti dhe kamera dyqani”, shkruan Fuga në një status në rrjetet sociale.

Sipas tij, çështja duhet parë në një sens të ndryshëm:

I sëmuri po vdes, lagjia po debaton a ishte burrë i mirë a burrë i keq! /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: