Meksika mbron kafshët oqeanike, krijohet parku më i madh i Amerikës së Veriut

Meksika mbron kafshët oqeanike, krijohet parku më i madh i Amerikës së Veriut
Qeveria meksikane ka shpallur një park të madh detar rreth një grupi ishujsh.

Arkipelagu Revillagigedo është një grup ishujsh vullkanikë jashtë brigjeve jug-perëndimore të vendit.

Me një zonë mbrojtëse prej 150 mijë kilometrash katrorë, ajo është bërë parku më i madh i mbrojtur oqeanik në Amerikën e Veriut, me një dekret të nënshkruar nga presidenti meksikan Enrique Pena Nieto.

“Statusi i ri i kësaj zone parashikon ndalimin e aktivitetit të peshkimit, ndërsa në këto ujëra do të patrullojnë rojet e marinës”, raporton BBC.

Gjithashtu do të ndalohet shfrytëzimi i  burimeve natyrore të nxjerra nga toka ose ndërtimi i infrastrukturës së re të hoteleve.

Zona, e cila ndodhet rreth 400 kilometra në jug-lindje të Gadishullit Baja të Kalifornisë, është përshkruar si Galapagos i Amerikës së Veriut, për shkak të natyrës së saj vullkanike dhe ekologjisë unike.

Ajo ka qindra ekzemplarë të kafshëve të egra të oqeanit, duke përfshirë balenat e kurrizit që përdorin zonat e cekëta bregdetare rreth ishujve për mbarështim.

Një park të ngjashëm, edhe më të madh se ky i Meksikës, ka shpallur më parë Kili, në vitin 2015. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Fotot: BBC

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: