Merkato "e çmendur"/ Dybala kalon tek Real për 230 milionë euro, Juventus gjen zëvendësuesin "ideal"

Merkato "e çmendur"/ Dybala kalon tek Real për 230 milionë euro, Juventus gjen zëvendësuesin "ideal"
Don Balon ka shkruar se sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala pritet të largohet nga Juventus në fund të këtij sezoni, në drejtim të Real Madrid.

Drejtuesit juventin kërkojnë nga Reali një shifër prej 230 milionë eurosh, ndërkohë që çmimi nuk është një problem për los blancos pasi kampionët e Spanjës me blerjet e fundit kanë dalë më shumë të fituar sesa kanë shpenzuar.

Për të ulur këtë shifër, Reali pritet që si pjesë të marrëveshjes të përfshijë edhe mesfushorin brazilian, Casemiro.

Gjithashtu mendohet se Juventus ka gjetur zëvendësuesin “ideal” të Dybalas.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Liverpoolit, Phulippe Coutinho, i cili pritet t’i kushtojë 175 milionë euro bardhezinjve.

Barcelona është tërhequr nga gara për brazilianin, ndërsa italianët duhet të mposhtin vetëm konkurrencën e PSG-së. /f.ç/Albanian Free Press Online/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: