Mermeri rrëshqet nga kamioni, bie mbi makinën me 4 persona, 1 i vdekur

Mermeri rrëshqet nga kamioni, bie mbi makinën me 4 persona, 1 i vdekur
Një copë mermeri e ngarkuar në një kamion ka rrëshqitur duke rënë mbi një autoveturë, duke shkaktuar vdekjen e një personi.

Policia sqaron se aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin Lushnje - Berat sot në mesditë, ku një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë.

Një pllakë mermeri ka rrëshqitur nga një kamion në lëvizje dhe ka rënë fatkeqësisht mbi një makinë, brenda të cilës ndodheshin 4 persona.

Në pjesën e pasme të autoveturës kanë qenë nënë e bijë./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: