Messi i shkruan Aguero-s: Mos shko tek Reali

Messi i shkruan Aguero-s: Mos shko tek Reali
Pas lajmit bombastik se Real kërkon transferimin e Neymar, Diario Gol raporton një tjetër super lajm.

Thuhet se ylli argjentinas Lionel Messi ka këshilluar bashkëkombasin e tij Kun Aguero që të mos bashkohet me Real Madridin vitin tjetër.

Kujotjmë që Presidenti i Realit, Florentino Perez ka identifikuar sulmuesin e Manchester Cityt si një përforcim perfekt për vitin e ardhshëm dhe beson se mund ta bindë argjentinasin që të bashkohet me “Los Blancos” nëse Guardiola e transferon Alexis Sanchezin

Por, raportohet se Messi i ka shkruar Agueros që të mos bashkohet me Realin, pasi sipas tij më mirë është që të qëndrojë te City pasi nën menaxhimin e Guardiolas ekipi është në nivel botëror. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: