Meta emëron këshilltar për sigurinë ish-kreun e ShISh

Meta emëron këshilltar për sigurinë ish-kreun e ShISh
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri është emëruar Këshilltar i Presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare.

Para emërimit të tij si Këshilltar i Presidentit, Shaqiri ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, prej muajit Shkurt 2016. Shaqiri ka shërbyer pranë Ministrisë së Mbrojtjes, në postin e Këshilltarit të Ministrit të Mbrojtjes, në periudhën 2014 – 2015.

Më herët ai ka shërbyer në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (ShISh) për një periudhë rreth tetë vjeçare, prej vitit 2005 deri në vitin 2012. Karrierën e tij në ShISh e ka nisur në vitin 2002, si Shef i Kabinetit të Drejtorit të ShISh, dhe njëherazi Përgjegjës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: