Meta pret zv. Presidenten Iotova me shpresë hapjen e negociatave gjatë presidencës bullgare

Meta pret zv. Presidenten Iotova me shpresë hapjen e negociatave gjatë presidencës bullgare
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë Zëvendës Presidenten e Republikës së Bullgarisë, zonjën Iliana Iotova.

Duke e konsideruar procesin e integrimit evropian një forcë të fuqishme nxitëse për reformat e gjithanshme në vend, Presidenti Meta, shprehu besimin se gjatë Presidencës së ardhshme bullgare të BE-së, Shqipëria do të mund të çelë negociatat e anëtarësimit.

Gjithashtu Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e liberalizimit sa më të shpejtë të vizave ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Zonja Iotova e siguroi Presidentin Meta se, Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ketë një vëmendje të veçantë gjatë Presidencës bullgare, për të rikthyer edhe njëherë vëmendjen e BE-së ndaj këtij rajoni dhe procesit të zgjerimit./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: