Meta takon ambasadorët: Viti i Skënderbeut, moment për t'u bashkuar dhe për të ngritur vlerat e kombit

Meta takon ambasadorët: Viti i Skënderbeut, moment për t'u bashkuar dhe për të ngritur vlerat e kombit
Në ditën e dytë të Konferenceës së Ambasadorëve, i pranishëm ka qenë edhe Presidenti Ilir Meta.

Kreu i shtetit gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e biznesit dhe turizmit teksa i kërkoi diplomatëve të promovojnë vlerat e vendit në mënyrë që të rritet interesi i investitorëve.

“Duhet të përmirësojmë klimën e biznesit, do të bëni gjithçka për të promovuar turizmin produktet e vendit tonë dhe për të rritur interesin e investitorëve të ndryshëm drejt Shqipërisë. Shqiptarët jashtë janë një potencial shumë më i madh se shqiptarët brenda, për arsye se për fat të keq, një nga pjesët më vitale të shoqërisë sonë dhe më të kualifikuar ndodhet jashtë vendit, është problem, por është edhe avantazh duke pasur parasysh që shumë prej tyre janë mjaft të suksesshëm dhe kanë ndikim në vendet ku sot jetojnë” u shpreh Presidenti Meta.

Gjithashu Meta vlerësoi edhe krijimin e ministrisë së Diasporës theksa tha se është pozitive pasi sipas Presidentit është detyrim kemi detyrim të kemi marrëdhënie shumë të qëndrueshme dhe të tregojmë mbështetje dhe kujdes për ta.

Duke u ndalur te viti që vjen si Viti i Skënderbeut, Meta dha edhe një mesazh të rëndësishëm.

“Nuk e kemi të vështirë të ndahemi për fat të keq, shpresoj që viti i Skëndëerbeut të na bashkojë të gjithëve se është figurë përbashkuese për kombin, dhe është moment për ti bashkuar shqiptarët dhe për të ngritur më lart vlerat e kombit tonë, por edhe për të dhenë mesazh bashkimi jo për një ditë, por plan afatgjatë” tha Meta.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: