Milano/Robinho dënohet me 9 vite burg, përdhunoi në grup një 22-vjeçare shqiptare

Milano/Robinho dënohet me 9 vite burg, përdhunoi në grup një 22-vjeçare shqiptare
Ish-sulmuesi i Milan, Robson de Souza Santos, ndryshe i njohur si Robinho, u dënua nga një gjykatë e Milanos  me nëntë vjet burg për përdhunimin e një vajze shqiptare, 22 vjeçare, ngjarje e ndodhur në një disko në Milano, në fillim të vitit 2013. Sipas hetimeve, braziliani i cili në atë kohë ka luajtur me kuqezinjtë dhe është pjesë e Atletico Mineiro, ka ushtruar dhunë seksuale ndaj vajzës shqiptare së bashkua me pesë persona të tjerë.

Një vit e gjysmë pas hetimeve, gjykata vendosi dënimin për ish-lojtarin e Milan. Vajza shqiptare, 22 vjeçe në atë kohë, i kishte rënë në sy sulmuesit brazilian. Pasi u panë në disko, kur partneri i saj u kthye në shtëpi, Robinho u kthye me miqtë për një takim në një restorant milanez dhe situata degjeneroi në grup duke e dhunuar atë seksualisht. Sipas nenit nëntë të Gjykatës së Milanos, kryesuar nga Mariolina Panasiti, Robinho u dënua për këtë ngjarje me nëntë vjet burg.

Me të njëjtën akuzë Robinho u arrestua në vitin 2009, kur ishte te Manchester City. Ai u la i lirë pas një garancie.

Robinho, 33 vjeç, ka nisur karrierën në vitin 2002 te Santos. Ai ka luajtur tre sezone te Real Madrid, dy te Manchester City para se të lëvizte për në Milano në vitin 2010, ku kaloi katër sezone, duke fituar titullin e ligës në vitin 2011.

Më pas kthimi te Santos, një sezon në Kinë që nga vera e 2016 dhe përsëri në Brazil për të ' Atletico Mineiro. Ai luajti 100 ndeshje me kombëtaren, e fundit në janar të vitit të kaluar.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: