Ministri i Jashtëm, Bushati: Shqipëria rizgjidhet në këshillin ekzekutiv të UNESCO-s

Ministri i Jashtëm, Bushati: Shqipëria rizgjidhet në këshillin ekzekutiv të UNESCO-s
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka lajmëruar se Shqipëria është zgjedhur për herë të dytë në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO-së.

Përmes një postimi në rrjetin social, Bushati shkruan se Shqipëria do të mund të vijojë punën e nisur për promovimin e trashëgimisë kulturore.

“Shqipëria rizgjidhet në këshillin ekzekutiv të UNESCO-s. Në këtë mënyrë ne vijojmë si anëtar të Këshillit Ekzekutiv për periudhën 2017-2021, Shqipëria do të vijojë të japë kontributin e saj në fushën e arsimit, shkencës, komunikimit, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, shpirtërore dhe natyrore.” shkruan ministri Bushati. /f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: