Ministri Xhafaj: Aksioni në Fier vazhdon, së shpejti database për personat dhe grupet kriminale

Ministri Xhafaj: Aksioni në Fier vazhdon, së shpejti database për personat dhe grupet kriminale
Hetimet për emrat që lidhen me veprimtaritë kriminale vijon, ndërkohë që ministria e Brendshme është në përfundim të hartimit të një database për këta persona.

Ministri Fatmir Xhafaj deklaroi se së shpejti të dhënat do të vihen në funksion të policisë dhe organet e tjera ligjzbatuese në goditjen e krimit.

Gjatë prezantimit të projekt buxhetit për 2018 në parlament Xhafaj paralajmëroi ndërhyrje të tjera në shkatërrimin e grupeve kriminale, duke përmendur rastin e pak ditëve më parë në Fier.

“Goditja e një grupi kriminal në Fier vetëm dy ditë më parë, një prej 5 grupeve kriminale të skeduara në këtë rajon është vetëm fillimi i këtij procesi që do vazhdojë dhe më me intensitet dhe vendosmëri në muajt në vijim. Jemi pothuajse në përfundim të grumbullimit të të dhënave mbi grupet kriminale vepruese në vend. Jemi duke ndërtuar një database të plotë që kurrë më parë nuk ka ekzistuar kaq unike dhe përfshirëse me të dhëna për personat konkret të përfshirë në këto grupe kriminale, lidhjet e tyre kriminale, aktivitetet e rënda të dyshuara se janë kryer apo mund të kryhen prej tyre, pasuritë që zotërojnë, investimet ekonomike të bëra me të ardhura nga aktiviteti kriminal, zonat e ndikimit, lidhjet me grupet e tjera jashtë vendit apo mbështetjen që kanë siguruar ndër vite për të lehtësuar veprimtarinë e tyre kriminale” tha Xhafaj në fjalën e tij.

Gjithashtu ministri theksoi se asistenca e partnerëve nërkombëtarë ëshë një hallkë mjaft e rëndësishme në këtë proces. /f.ç/Albanian Free Press Online/

Foto: LSA

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: