Ministrja e Drejtësisë nis vizitën zyrtare në Romë

Ministrja e Drejtësisë nis vizitën zyrtare në Romë
Ministrja shqiptare e Drejtësisë Etilda Gjonaj ndodhet në kryeqytetin e Italisë, Romë për një vizitë zyrtare pune dy ditore.

Ajo do të takohet me homologun e saj italian Andrea Orlandi si dhe do të zhvillojë disa takime të tjera të larta institucionale.

Konsolidimi i bashkëpunimit gjyqësor mes Shqipërisë e Italisë me një referim të veçantë ndaj luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar e trafiqeve ilegale do të jenë në qendër të axhendës së kësaj vizite.

Kjo është vizita e parë institucionale që ministrja Gjonaj zhvillon në Itali.

Ministri italian i Drejtësisë Andrea Oralndo vizitoi Tiranën më 18 dhjetor të 2015 i shoqëruar nga Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias e Antiterrorizmit italian Franco Roberti.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë ministrat e brendshëm të Shqipërisë dhe Italisë shkëmbyen vizita në Tiranë e Romë.

/a.m/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: