Ministrja Kumbaro në Pogradec: Lasgushi, liriku më i madh i shekullit të XX, poeti i parë modern shqiptar

Ministrja Kumbaro në Pogradec: Lasgushi, liriku më i madh i shekullit të XX, poeti i parë modern shqiptar
Gjatë një vizite në Pograedec në homazh për 30-vjetorin e vdekjes së Lasgush Poradevit, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh se të lexosh sot Lasgushin do të thotë të rigjesh brenda vetes potencialin e pashtershëm të artit dhe të dashurisë, të cilat ai i sillte si forca e përjetshme e universit.

Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në nder të poetit morën pjesë përfaqësues të artit dhe kulturës të ciltët sollën kujtime për poetin e liqenit nëpërmjet poezive të tij.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Kumbaro e ka cilësuar Poradecin si lirikun më të madh të shekullit të kaluar, si poeti i parë modern shqiptar dhe liriku më i madh i shek. XX.

“Të gjithë marrin jetë prej FLAKËS që ndrin, asnjë s’kujton ZJARRIN që pat djegur. Sepse POETI nuk rron jetën e vdekur të vet, po jetën e pavdekur të Kombit të vet”. Janë fjalët e Lasgushit që dëshmojnë pse  mblidhemi për ta përkujtuar atë dhe poezinë e tij. Sepse i këndoi shpirtit të kombit të tij, të atij që siç thoshte vetë, e bën një komb të pavdekshëm, se  vetëm shpirti mbetet i dlirë e nuk përshtatet” u shpreh Kumbaro.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli ekspozitën homazh në 30-vjetorin e vdekjes së poetit, e pasur me dorëshkrime dhe foto nga jeta e poetit. Në ceremoni ishte  i pranishëm edhe deputeti Eduard Shalsi, studiues, të rinj, artistë , etj.

Ministrja Kumbaro, e cila prezantoi edhe Klubin e Librit në qytetin e Pogradecit theksoi rëndësinë e leximit të poetit në ditët e fushatës kombëtare “Takohemi për një libër” duke komunikuar me të rinjtë e pranishëm në sallë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: